Na kontaktoni në:
Zgjidhni gjuhën:
Ndiqni ne

Rreth nesh

Aquasave është kompani kushtuar ruajtjes së resurseve të ujit dhe siguron shërbime gjithëpërfshirëse në sferën e zbulimit të rrjedhjeve në instalimet e ujësjellësit.

Ne jemi ofrues kryesor i zgjidhjeve të integruara për kontrollin e humbjeve të ujit në nivel kombëtar dhe më gjerë, në nivel rajonal. Shfrytëzojmë teknologjinë më moderne në zbatimin e teknikave më moderne dhe metodologjive të ditëve të sotme për zbulimin e rrjedhjeve të ujit dhe locimin e gypave. Aquasave zhvillon dhe ofron zgjidhje sipas praktikave më të mira në botë dhe metodologjisë së standardizuar të nënshkruar nga ana e Asociacionit ndërkombëtar për ujëra – IWA.

Ne sigurojmë shërbime të fokusuara në analizimin dhe përcaktimin e saktë të rrjedhjeve në gyp nën presion, përcaktimin e vendndodhjes së gypave, matjen e rrjedhjes dhe presionit dhe zbatimin e projekteve për uljen e humbjeve të ujit në sistemet për furnizim me ujë.

Në mesin e klientëve tanë janë 

  • Sistemet komunale për furnizim me ujë
  • Objektet industriale
  • Spitalet
  •  Institucionet
  • Universitetet dhe shkollat
  • Objektet ushtarake
  • Elektranat
  • Kompanitë inxhinierike
  • Kompanitë ndërtimore
  • Komplekset banesore
  • Shtëpitë private

Edhe pse klientët tanë janë shumë të ndryshëm, të gjithë ata kanë një punë të përbashkët e cila i lidh – të jenë më efikas në shfrytëzimin e ujit dhe gjatë këtij procesi të kursejnë para.

Ne u ofrojmë klientëve tanë aftësi dhe përvojë me qëllim që t’i realizojnë të drejtat e tyre për shfrytëzim efikas të ujit. 

Personat profesional të Aquasave janë me uniforma të brenduara dhe karta identifikimi, shfrytëzojnë automjet special dhe sigurojnë shërbime sipas standardeve më të larta pavarësisht asaj se ku ndodheni.

Me pajisjen tonë më bashkëkohore dhe shërbimet komplete për zbulimin e rrjedhjes së ujit, ne u kursejmë mijëra litra ujë të rrjedhur pronarëve të shtëpive, pronarëve të objekteve komerciale, të objekteve industriale dhe ndërmarrjeve komunale të komunave.

Sipas kësaj, nëse punoni në hapësira afariste apo të tjera ose jeni pronar i të njëjtave dhe dëshironi të konsultoheni për atë se si në mënyrën më të mirë t’i ulni faturat e juaja për ujë dhe njëherësh të kurseni ujë, na kontaktoni në: contact@aquasave.mk

Themeluar nga

Aquasave është themeluar dhe është në pronë të z. Bojan Ristovski, elektro inxhinier i diplomuar i cili ka specializuar në menaxhimin me resurset e ujit dhe shërbimet në ndërmarrjet komunale për ujësjellës, me mbi 18 vjet përvojë pune, duke përfshirë menaxhimin dhe përgjegjësitë mbikëqyrëse në një ndërmarrje publike për furnizimin dhe dërgimin e ujërave të ndotur. Përvoja e tij përfshin njohje gjithëpërfshirëse të parimeve dhe praktikave të menaxhimit me Ujin pa të ardhura (Non Revenue Water Management), zhvillimin e metodologjisë efikase për uljen e humbjes së ujit, locimin e vendeve të defekteve, trajnimin e të punësuarve në ndërmarrjet komunale në lidhje me aktivitetet NRW... Është anëtar i Asociacionit botëror të ujërave (International Water Association) dhe Grupit specialist për humbje të ujit (Water Loss Specialist Group).

Misioni ynë

Të sigurojmë vëllimin më gjithëpërfshirës të shërbimeve dhe prodhimeve për menaxhim me humbjet e ujit dhe locimin e vendeve të rrjedhjes së ujit për të gjithë shfrytëzuesit e ujit të sektorit publik dhe privat përmes konsultimeve të drejtpërdrejta dhe partneritetit me bashkëpunëtorët.

Qëllimi ynë është t’u sigurojmë shërbim të lartë klientëve tanë me theks në përkujdesin për shfrytëzuesit, sigurinë, cilësinë dhe harmonizimin me buxhetet e dakorduara dhe programet.

Vizioni ynë

Të ndihmojmë që të ruhet uji – resursi ynë mi shtrenjtë, si dhe të jemi ofruesi kryesor rajonal i prodhimeve dhe shërbimeve joinvazive për zbulimin e rrjedhjeve të ujit dhe zgjidhjeve për menaxhim me ujin, ndërsa duke mbajtur llogari për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

 

PËR ZBULIMIN E SAKTË DHE PROFESIONAL TË DEFEKTEVE DHE KURSIMIN E UJIT DHE TË HOLLAVE